August 4, 2024

Mallkimi i Hektorit – Sylejman Salihu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sylejman Salihu

Mallkimi i Hektorit

U zgjua atë natë nga Hadi HEKTORI,
Përgjakur n’ nëndrra thellë n’ amshim,
Kish parë se Trojën flaka e mori,
Dhe me rrëmbim doli gjithë trishtim.

U end mes flakësh nëpër bedena,
Mbi kokë të dy duart gjithë mallkim,
Tha mua atdheun ma dogji Helena,
Se vetë Helena e deshi këtë çmim.

Dhe zemërplasur iku matanë,
Sërish në Had mbështetur mbi mur,
Ah, sytë e mi, thoshte ç‘ më panë,
Dhe mos më pashin, Helenë më kurrë.

Se tash trojanë më n’ Trojë s’ do të ketë,
Ç’ mallkim për ne, ç’ batërdi,
Veç Kali i Trojës mallkim do të jetë,
Bashkë me Helenën për tradhëti.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com