August 5, 2024

Se nuk dija… – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Se nuk dija…

Asnjë ditë nuk mbaron ,
atje ku fillon një tjetër,
sikurse asnjë agim nuk na gjen ,
atje ku na le perëndimi,
ditët e mia zemër janë të shkurtra,
dhe më të shkurtra do kem fjalët,
po kur të bëhem fjalë dhe ajër,
ti…, më kërko në kujtesë,
në ato gjërat më të vogla,
në ato më të parëndësishmet në dukje,
atje do gjesh esencën e jetës,
se njeriu shpesh ndërron në kërkesa ,
por jo në dashuri,
zemër një gjë të dish,
të kam dashur përtej gjakut,
përtej shpirtit,
sa herë ecja në qetesinë e natës,
e nën aromën e tymit të cigares ,
në shoqërinë e votkës,
sa herë…,
e të gjitha herët për ju mendoja ,
a e di …..,
edhe në gjumë ëndrrat tuaja ,
kanë qenë të gjitha të miat,
fryma juaj më rrihte fytyrën,
dhe dhimbja për të gjithë ,
se s’dija të jem nënë e babë bashkë….
Nuk dija….
5-5-2020 Di..Diturie Hasanaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com