August 6, 2024

Për ju Martirë – Sherife Malo Allko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËR JU MARTIRË
******************

Në ka nē Atdhe një pemë gjaku,
kjo është pema e lirisë,
që dëshmorët e vaditēn me gjakun e tyre ,
nën qiellin e shkretë,nën zjarrin e zi.

Në ka nē Atdhe gjuhë të pareshtur ,
kjo flet për lirinë,gjuhĕ që sndalet kurrë ,
gjuhē ,pĕr trima e për flamurë,
për gjakun e derdhur në cdo pëllëmbe tokē
e gurë.

Në ka këngë për këta Martirë
këndon ky popull me ligjërime ,
këndonin trimat këngë të heshtur ,
mes territ të zi ndiznin flakën.

Se flaka agimin do të sjellë ,
do të sjellē vesën,freskinë e mëngjesit .
Do të sjellë gëzimin harenē e fitores
Emri juaj ,shpresë e të tjerëve .

Për ju heronj,qĕ s’menduat kurrë për vdekjen
Betohemi me grushtin lart .
Xhelatët mbi ju u hakmorën,
por ju Atdheut i sollët paqe dhe shpresë .

Prandaj për ju në cdo pesē Maj
Nderojmë me grushtin lartë,
për ju Martirë të Atdheut tim .
Ju jeni kudo në zemrat e çdo shqiptari .

Sherife Malo Allko
Tiranē 05 Maj 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com