Sa do kisha dashur {Për fëmijë} – Nijazi Kastrati
SA DO KISHA DASHUR
{ Për fëmijë }
Sa kujtime më sjellin
Ditët e bukura maji,
Kur gjelbrohet natyra
Gjithë fusha edhe mali.
Sikurse çdo here tjetër
Edhe në këtë vit,
Me padurim prisja
Të dilnim në piknik.
Me lojëra të shumëta
Me këngë e me valle,.
Të kalonim një ditë të bukur
Në mal apo livadhe
Mësuesja shumë e dashur
Mësuesja ime Bonë,
Vërtetë aq bukur di
Pikniqet ti organizon!
Dhe këso viti shkollor
Mos ardhtë përsëri,
Që u mbyllën shkollat
U ngujuam në shtëpi.
Shkollat ende thatë
Në këto ditë të bukura maji,.
Mallkuar qoftë korona
Që gëzimet na i ndali
Ditët e ftohëta po ikin
Bashkë me to dhe korona,
Erdhen ditët e ngrohta
E ndjejnë dhe zemrta tona!
05.05.2020
