August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dhe ja

Dhe ja arritëm deri këtu..,
arritëm pa valixhe ,
ja kështu duarbosh
ashtu si erdhëm,
sa erë të mirë bie dheu
në netët e lagura,
e vërteta ëndërr që e harruam,
ma jep dorën..,
erdhi dita të vdes për ty…,
Se zemër ç’është jeta?
Jeta është fjalë…,
hije e njohjes së pashprehur,
mendimet e fjalët lëshohen kur ndihen,
nga kujtesë e kyçur,
vijnë si dëshmimtarë të së kaluarës sonë,
në ditët e hershme
kur dheu na njihte ty dhe mua ,
në netët kur jeta u ngjiz..,
në netët e kaosit….
Pa kohë…Di.
Diturie Hasanaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com