August 9, 2024

Atje në hasin tim – Rame Smajlaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ATJE NË HASIN TIM

Këtej e matanë jemi Hasjan
Me mure Berlini qindra vjet
Ne Dardani e ca ne Shqipëri
Se armikun kishim karpatjan.

Kultivohet me dashuri e ruhet Origjina
Nga Bogdani At Peneli shkruar
Tek Pjetër Budi trashëguar
Por Gjuhën e t ‘folme Shqipe
Gjeçovin mbi Drin pushkatuar.

Ca fjale Ilirie hedhur ne gur
Ne tumat e vjetra mijëvjeçarë ne Ramajë
Zbuloj arkeologjia Edi Shkriu
Armë mbrojtëse, shtiza, enë balte
Ruhen ne muze te Lidhjes se besës ne Prizren.

Çdo kulm shtëpi mban nga një flamuri kuqezi
Te tjerët qe sjell politika janë hije të zeza
Me këngë u lidh besa për shpëtim
Se jemi Pellazgë -Ilir te vjetër
Me vepra daltuar ne vepër.

Për liri u flijuam si te tjerët
Qe t’ na nxeh një diell i Dardanisë
Një jete ishte e pakt o Atdhe ynë
Te bashkuar s ‘ na thyen dot njeri
Amanet na la kryeprijësi Skënderbe.

Si Shën Gjergjin e dum Shën Valentin
Për dite gëzimesh e të Dashurisë
Ikonë kombi kryetrimin Skënderbeun
Shën Nenën Terezën humane për çdo njeri.

……………….
Ramë Smajlaj,
Mërgim-Gjermani, 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com