Përse… – Sliver Sliver
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
P Ë R S E . . .
Përse shfren, o popull dhe nuk ndjehesh i qetë?
Kaq vite “pluhur”*, s’të mjaftoi ty vallë?
Sot i hequr shumë si një anemik i zbehtë,
“Demokracinë” më s’cilëson si specie të rrallë?
Përse kur përbrenda mbart halle e derte,
Mjerimin gëlltit, çdo ditë gjithë pikëllime?…
Ti prapë kockë e lëkurë siç ishe mbete,
Pa “demokracinë” pranë dhe në hidhërime.
*) Pluralizmi. Ndryshimi politiko-shoqëror.
– Sliver Sliver –
Athinë, 14 maj 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com