Trokun mos e ndal! – Zamira Hajdari
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TROKUN MOS E NDAL!
Vrapo kal’ i bardhë, i bukuri im vizion,
rend o rend galop, trokun mos e ndal,
mijëra stërkala të shpirtit tim pasion,
shkumëbardha që treten në të detit valë!
Vrapo kal’ i bardhë, me gjoks prite dallgën,
çaje përmes detin, rend si suferinë,
brenda zemrës tënde mblidhe shkumëbardhën,
është shpirt i sirenës që vdiq për dashurinë!
Brenda zemrës tënde jeton dashuria, shkumebardhë mirësie, shpirtdritë rrezaton,
në zërin e sirenës hyjnore melodia,
kënga e dashurisë nëpër valë jehon!!!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com