Antivlera pjell gjeni – Natasha Limaj
ANTIVLERA PJELL GJENI
Biri im, nga ty, kala… Ç’thua ba?!..S’di as kasolle!…
Mbylle !…Terribël , s’isha as unë!… Me bedena , prej saj dole…
Zemr’e babit , joo.., tromurë, kemi goxha “ investime…
As me gjëmb besoj s’gjëmbohesh, po i re nga “ rruga “ ime…
Kemi halla, kemi teze, kemi dajo, xhaxhallarë..
Dyzinë miq e mikesha, krushq e krushka dhe kumbarë…
Bo , o ba.., ç’më duhen mua?…Sos ma bëjnë ata “detyrën”?!..
“ Tru “ i ba-së, njëra-tjetrën, të dyja ndërrojnë “ fytyrën “…
Ba-ja yt , kallëp për “ Nobel “ ,postin kam tretur për ndere…
E ndjeja, do vinte dita, doje dhe ti, vaj për “ qerre “…
Jemi në epokë ” ari “, në vendin mbytur “ çudi “…
Vlera mbetet pemë pa kokrra, antivlera pjell “ gjeni “…
Edhe tharmi popullor, M-ën e madhe për ne mbanë…
“ Mjalt i jati, Mjalt i biri , Mjalt dhe kush e bëri t’anë” …
Copa-copa namin lamë!…
N . L . ( F )
