Në udhën e shpresës – Safet Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në udhën e shpresës
Në udhën e shpresës ishte rrëzuar errësira
Ëndrra më ishte varë në muret e bardha
E kaluara më lidhej si hallka zinxhiri
Nata përkundej në mëkatin e saj
E dashura vonohej në kopshtin me lule
Një trishtim bridhte muzgut
Me ngulm desha të grisë perden e tij
Më vrisnin mijëra kujtime të lodhura
Gërvisha me thonj membranën e territ
Për të shijuar vijat e sajë të bukura
Vështrimin e zbrita përtej ëndrrës
Mblidhja kujtimet si lecka të lagura shprese
Të shkruara nëpër copa letre të braktisura
Vargje të mbështjella nga heshtja
Në netët shtatzëna nga fjalët e thëna
Të lëna shkret në orët e vona. @s.hyseni
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
