August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Bonjakja”

Imazhin tënd të dikurshëm Bonjake,
E imagjinoj përherë në sfondin e qytetit,
Tek sa ecje me hapat e mëdha,
Dhe humbisje k’thesave të rrugicave,
Prej vuajtjeve e rremetit!.

Diku kërkoje të coptuarën nga fantazma kuçedrash
Atë të ngrohtën fole,
Të rindërtuar në dy strheza të kundërta!.

Ndër vite në negativin e syve të mi,
E fiksuar si dikur ke mbetur,
Ashtu e krruspull në krahët
e pemës së moçme përsëri,
Duke cicëruar me atë zërin e mekur!.

Dritë-hijeve pas xhamave të tejdukshëm,
të krisur,
Si zemra jote e vogël e brishtë,
Tablloja e zonjës si Pranvera
e fund Vjeshte
Me duart mbështetur pas tyre
Më shfaqet sërisht!.

Ti s’kërkove asgjë nga askush
e as kësaj bote,
Përveçse një qoshe ku të s’trukeshe
e të kaloje trishtimin e netëve të gjata,
Grimcë Djamanti ,ngelur në cepin e ndonjë
buze fllad Pranveror,
Ditëve të zymta ,të acarta!.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com