August 11, 2024

Bera serenate – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BERA SERENATE

Ja kerkova telat zemres,
gjoksit i mora kraharorin,
nisa te shkruaj brinjeve,
melodine qe genet kerkonin.

Dhe doli qe ky kompozim,
t’me ngjasoje me serenaten,
qe na shoqeronte ku shkonim,
shoqeruesja e endrave te vashes.

Por ne kete kompozim te ri,
jam une dhe endrat, por jo ti,
kujtim, mes kllapash je futur,
pasazh i nje historie te mbyllur.

Gjithe qenien, ngrita ne kembe,
qe ti japin fryme, serenates,
tekst i bukur nga shpirti poetik,
muziken fal nga telat e zemres.

Dhe me pas, relaksi,
erdhi si bekim ne dhome,
heshtur, hyra ne enderim,
mes kujtimesh si gjithmone.

Tirane 20 06 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com