August 6, 2024

Vargu im – Xhemile Aliu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vargu im

Si kur vargu im të behëj ujë
E t’i shërbente penës si ngjyrë
Mbi gjithë njerëzimin do ngrisja urë
Pa dallim feje race a ngjyre

Dhe s’do të kishte ma lufta kurr
Por si vllezër do jetonin njerzimi
S’do kishte mbretër as perandor
As gllabërim tokash,luftë a mjerimë

E bota do të ecte gjithë mbarë
Ky dhe,do të lulëzonte anë e kend
Në vend të ndjenjës së armiqësisë
Për së cilinë do të kishte nji vend

Nji vend ku vlera njerëzore t’çmohej
E lumturija kudo do të mbretëronte
Pa skamnorë rrugësh fytyra t’zbehta
Pa shkatrrim luftërash,jeta t’lulëzonte

Por mjerisht bota kështu u ndërtua
Mbi pa bazazi ,mjerimë e babëzi
Hipokrizija gjerë në kup të qiellit
Që mbi njerëziminë po benë kërdi

Eh vargu im ndërtuar mbi mirësinë
Fluturo kudo nëpër këtë botë stërr
Ngritë lartë moralinë mbi shoqërinë
E djajëve të kësaj bote stop t’u themi

24-06-2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com