August 10, 2024

Jeta udhëtim drejtë… – Zeqir Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JETA UDHËTIM DREJTË……….

Jeta një udhëtim nga lindja,drejtë vdekjes,
hapësira e jetës mbushur,plotë me zhurma,
jeta i bërtetë vdekjes,ma liro rrugën se të vras,
kjo është deviza dhe kërkesa unike në turma.

Eh,ç’gjëmë po ndodh,ne në ankth të madh na fut,
me qefin tënd mund të vdesësh,edhe pa paguar,
tek të shfaqet rruga hyjnore si litar lidhur në fyt,
a mos quhet përrallë kjo ,e udhëtimit të sajuar.

Një me fiksim thotë,:Të vrasim ose rrugën na liro,
nga ankthi që në majë të jetës ,të kënaqur të dalim.
jeta siç shihet,jetohet,ajo ësht e ëmbël, për të lufto,
unë kërkoj yllin e jetës time,të jetoj gjatë pa perendim.

Toka na ushqen,toka na përpin thellë nën dhe,
tek zgjohen perënditë e vdekura,tek jeta sulur,
dhe yjet kërkojnë univers,si dhe pak liri e atdhe,
se vdekja kafshon pabesishtë ,është si varr i çelur.

Dikush më thotë me bindje,:”se nuk ja vlenë të vdiset,”
Kur jetën e paguajmë me qera,e me plane ajo jetohet,
privilegj,nëse nën një pemë qeparisi të lartë ,ai varoset,
se në bashki duhet të kesh miq,se ndryshe nuk lejohet.

S’është tmerrë edhe po vdiqe,nga vdekja jo me pandemi,
vjenë,policia,njerëzia dhe mjekësia të thotë,është epidemi,
sido që vdekja ka qenë,ata me virusë ne ligj e etiketojnë ,
dhe në atë botë,ku shkojmë,me plane duan tna dërgojnë…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com