Ti je kripa e verës time – Xhuljeta Ferraj
TI JE KRIPA E VERËS TIME!
Lotë i kripur nën qepallë,
Buzë e zhuritur nga dielli,
Puthja jote freski e shpirtit
Ti je kripa e verës time.
Edhe sa do vonohesh?
Mos më mbyt në këtë det lotësh,
Brenda syve kaltroshë,
Ti je kripa e verës time.
Ra dhe heshtja në qytet,
Perëndoi dhe dielli përmbi det,
Anijet i hodhën spirancat,
Ti je kripa e verës time.
Të prita edhe këtë natë,
Me muzik e vargje romantike,
Orët mu dukën vite,
Ti je kripa e verës time.
Një psherëtimë e thellë dëgjohet,
Me dënesë ajo ankohet,
Në çdo varg të kërkova,
Ti je kripa e verës time.
Emrin tënd kudo e shkrova,
Ajo është bërë muzika ime,
Ja kalon edhe “Vivaldit”,
Ti je kripa e verës time.
Zgjate dorën më shpëto,
Nga kjo stuhi dashurie,
Vetëm ty të dua pran,
Ti je kripa e verës time.
………………………………………………………….
AUTORE-XHULJETA-FERRAJ!