August 10, 2024

Falna, ruajna Zot – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FALNA, RUAJNA ZOT

Nuk e di
ne e keni vene re,
brezat e rinj,
ata qe rriten nen ne,
femijet tane,
sa te bukur jane.
Sa embel tingellojne,
zerat e tyre,
si dallandyshet,
qe pranveres,
cicerojne ndryshe.
A i keni vene re,
brezat nder ne,
jane te hareshem,
po me gezim, te pjesshem,
kane me shume fjale,
po nuk jane sociale,
s’jane si ne dikur,
qe sajonim lodra,
s’linim gure, mbi gure.
…Ata brezat e rinj,
qe i rrethon vetmija,
qe s’kane interes,
fare tek shoqeria,
qe deshire te pare,
kane pasurine,
qe shkojne ne shkolla,
e s’njohin historine,
qe perthithin teknologjine,
qe loder kane internetin,
e shqipen mire s’e dine.
Se me gjuhet e huaja,
ju ngaterrohen,
e fjalet e bukura magjike,
i shkruajne me iniciale,
nga shpejtesia,pertesa,
e qe s’dine cfare eshte,
tradita dhe besa.
Ata, brezat e rinj nder ne,
qe sy e veshe kane,
nga perendimi i larget,
e me cfaredo menyre,
kur largohen e shkojne,
nenen dhe baben harrojne,
o Zot, ku po shkojme…
Ne shekuj shqiptari,
me nje cope misernike,
perballi luftra, vuajtje,
pengje e merzitje,
por sofren e mbajti ngrohte,
me femije, zera plote,
dhe rriti azgane,
te gatshem per vatane,
Dhe brezat sot, nder ne,
s’duan as femije te bejne,
se s’duan kokecarje,
falna Zot, ruajna Zot,
ishalla nuk vazhdon,
edhe shume kjo mode…

Tirane 08 07 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com