Dashurinë – Sylejman Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DASHURINË
Unë me gjemba kurrë s’e përzieva dashurinë
Lotit e dhembjes kaherë ua mbylla derën.
Kaherë me gaz e ngrohtësi fort godita vetminë
Me fjalë zemre përditë në gji solla pranverën.
Unë me mëshirë,dashurinë kurrë s’e ngatërrova
(Ku hyn mëshira-ta dish-s’ka dashuri!)
Me këngët më të bukura-gjithnjë e ëmbëlsova:
“Të dua,moj zemër,siç më do dhe mua ti!”
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com