E vuajtura ne shekuj!(Kunder dhunes ndaj grave) – Maria Kuci (Dudi Hizmo)
E vuajtura ne shekuj!(Kunder dhunes ndaj grave)
Klith sa te duash
çirru
bertit
e kush te degjon o grua ?
O femer !
Kordat e tua duhet te dridheronin boten
e fjala duhet te zbuste egersire….
e te mbushte token me lule
si nje pranvere eremire…
por ti je thjesht nje grua
nga shekujt mallkuar!
Do te mundohen me kot
ta zgjojne kete bote
ta paraprijne
me nje pishtar dashurie per ty
e te thone eshte e brishte
e embel
e dlire
diellore
qiellore
por ti ngelesh gjithmone e dobet.
Brinja e Adamit qenkish e bluar
dhe beri nje trup per te vuajt
ndaj klith …
askush nuk ta degjon zerin tend te mekur
o e vuajtura ne shekuj
e vrara
e perbuzuara
e perçmuara
e perdhunuara
nga Adamet qe zoti nuk i beri njerez !