Liri – Arif Rama – Arif Rama
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LIRI.
Vetem dy fjale ,vetem dy fjale
Nga kenge shqipesh ke dale
Me peshe gjigande te ralle
Enderrat shekujsh mbajti gjalle!
Ndoshta pa buke esht ngrys shqiptari
Por keto fjale i ka ruajtur si ari
Ne flamurin kuq e zi shpuar kraharoresh
Ne grykat e pushkeve e amanete deshmoresh!
Per keto dy fjale te shqipes jatagane
Qe ne vapen e roberise jane shatervane
E nen fronin e tiranise jane vullkane
Shqiptari shekujsh zbriti ne mejdane!
Vetem per keto fjale kendon bilbili
E nga gjaku i kuq lulezon trendafili
Gonxhe e saj lulezon e leshon ere
Prej ketyre dy fjaleve del pranvere!
Arif Rama 17/2/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com