Mbijetesë (Tim Eti) – Maria Kuci (Dudi Hizmo)
Mbijetesë (Tim Eti)
Mbet pak fare , pak fryme në gjoksin tënd !
Vec për të qënë dëshmi e një kohe të zezë,
ku kamzhikët binin mbi shpinën e drobitur ,
e urdhëronin pendesë
Ku edhe burrat e fortë si shkembi ,
këmbadoras si fëmijët të drobitur kanë ecë
Kur uria ju blojti muskuj ,
gjymtyrë ,
krahë e ëndërra…
Mbet dhe pak dritë në sytë e tu..
Vetëm për të na treguar verbërinë e kohës
Ku populli zvarritej stinëve me ngrica
E copa akujsh ndjente në trurin e tij !
Mbetën shumë brazda në memorien tënde
Të mbushura dhimbje ,
tortura
akuza për tradhëti ?!
Prej atyre që këtë vend më shumë nuk e deshën
E cdo krim e bënë në emër të popullit të tij.
Mbet edhe pak zë në frymën tënde
Për të më treguar si pritet liria
Aty mes malesh ku dhe rrezja e diellit ish ndaluar
E pullumbat pa krahë përplaseshin në mure vdekjesh
Mbet pak jetë në gjirin tënd
Aty ku mbolle filizat e rinj
E dashurinë për tokën ju dhe gjë të cmuar
Vec të kuqtë jo
Ata duhet të ndërrojnë një ditë
Se kjo tokë nuk i duron barbaritë
Maria Hizma Kuci
12 febbraio 2019