August 9, 2024

Poezia dhe gruaja – Maria Kuci (Dudi Hizmo)

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezia dhe gruaja

Më ler të hy në kaltërsinë e shpirtit tënd
Diellore Grua
Ta shëtis qiellin në majë gishtash…..
Pëllëmbë për pëllëmbë
Me hapat e hedhur si pëndë…
E të zbuloj aty thesaret e njerëzimit
Më ler
Të fshij retë gri të mbushura me trishtim kohe ,zakoni,e tradita që përmbytin lirinë E flatrave ju heqin peshën e ajrit për mos shëtit pafundësitë … Më ler
Të t’lehtësoj sadopak vështirësitë që të ngarkoi mbi supe jeta! E ti e heshtur e mban…
Gazmore duhet të dukesh
Të jesh grua me taban…..
Trëndafili i i buzëqeshjes që çel më cepin e buzës
Shpesh dhimbje shpirti mban
Çtë bren grua??
Pesha e lodhja e ditës o fjala e cunguar??
O luanesha ime
Që në zemër mban bukurinë e çdo stine e
Në shpirt rreze dielli nga agimet rinore
O shqiponja ime
Në sy kristalorë janë burimet që rrjedhin e njomin puplat e gurta ku kokën mbështet E çelin lule ënërrash që veç ti i shef
E mëngjezi ngadalë ti tret…
O burrnesha ime
Çtë
duhet forca në shpirtin plot plagë
Brazdat e tij mbushur vlagë
Kur Brenda teje brishtësia mbytur
E pa zë vajton
Ëndërrën që thure
Ëndrrën që tundon
Grua
Shpirti merr eter e
Jeta merr limfë nga duart e tua

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com