S’dua të jem – Sylejman Qyqalla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
S’DUA TË JEM
Nuk dua të jem poet i “stuhive” ditore
Dua të trokas kudo për brengat e gjata.
Me hallexhinjtë- gjithnjë dorë për dore
S’shitem dot për tituj e dekorata.
S’dua të jem poet,si e kashtës flakë
Që ndizet e shuhet shpejt,pa prush.
Me hipokritët- kurrë kumbari,aspak
Po heshta…të më pështyjë çdokush.
S’dua të jem poet me bërryla e thonj…
E di diellin ku rri e dreqin në përrenj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com