Ato që goja mi thotë – Jeta R Fejzaj
ATO QE GOJA MI THOTE
Ato qe goja mi thote
i kam shkruajtur me lote
Kur kane qene fjale trishtimi
Ka qene i humbur gezimi
Kur kane qene dashurije
Kane pate coprra lumturije
Se te thuash lumturi
Ke thene fjalen gjithesi
Lumturija ne kte bote
Noton si varka ne lote
Kush eshte lundertare i zoti
E ruan varken nga moti
Kur era vjen e terbuar
Dhe deti eshte i trazuar
Harron qe je lundertare
Deti trimin merr ne vale
Ai qe e njohu friken
Njohu plagen hoqi thiken
Jo se njohu lumturine
Po shmangu pak ligesine
Ai qe u hodhe ne vale
Qofte per te shpetuare djalee
Domozdo qe eshte bere varke
Se njëri do mbetet larte
Eshte bere bedel i hallit
Martiri i vete djallit
Kurre nuk doli i fituar
Si mori lulet ne duar
Ata qe e vune ne valle
Hopa hopa mengadale
Si fillim hodhi dy pare
Me ne fund nuk doli fare
Une me pese parat e mija
Anova nga lumturija
Shume a pak e kam nje rreze
Kur ske nenen puth nje teze
Kush ska teze e mbyt malli
Tek dajua vete nga halli
Po gjeti ne shpi dajeshen
Dhe ja shton dhe ja heq peshen
Po te perqafoi fort
Ne shpatull te ka bere grope
Po te buzeqeshi pak
Afrou mos i rri larg
Jepi dhe nje perqafim
Merri sado pak bekime
Se te do me fjale zemre
E shton hijen e nje nene
Nena eshte vete shtepija
Eshte malli dashurija
Eshte gjithcka qe sheh me sy
Ajo qe te perket ty