August 10, 2024

Ela dhe macja e pafajshme – Nijazi Kastrati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ELA DHE MACJA E PAFAJSHME
Poezi për fëmijë

Ca macje te bukura
Ela n’shtëpi mbante,
I donte aq fort
Për cdo ditë i lante.

Njera buzët lara
Tjetra bisht të zi,
Njera me mustake
Tjetra veshet gri.

Ishin ca të vogla
Kishin xhelozi,
Ndërsa macja madhe
Mbante rend n’shtëpi.

Por macjet e vogla
Nuk ishin të qeta,
Kërcenin poshtë e lartë
Bënin dëme t’lehta.

Mbi kuzhinë hip njera
Tjetra n’kanape,
Njera mbi TV
Tjetra n’kolltuk fle.

U hidhërua Ela
Në macjen e madhe,
Që nuk mbajti rend
E hodhi prej shkallëve.

Nën shkurre skaj rruge
U ul macja madhe,
Aspak faj nuk pata –tha
Pse m’hodhi prej shkallëve?

Kështu e ka jeta-tha
Ashtu shtrirë nën shkurrë,
Fajtori i vërtetë
Nuk denohet kurrë!

18.02.2020

NIJAZI KASTRATI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com