August 7, 2024

Ngrohtësinë e kam gjetur – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NGROHTËSINË KAM GJETUR

Familja është buqeta më e bukur
Që të fal aromë të këndshme përherë
Atje, ngrohtësinë e kam gjetur
Pranë saj dhe dimri më duket pranverë.

Tek ajo unë gjithmonë jam mbështetur
Dhe jam mbushur me lumturi e gaz
Aty, halle e brenga më janë tretur
E çdo gjë të keqe kam lënë pas.

Për familjën, zemra mua më rreh fort
Dhe pse shpesh jam ndjerë me faj
Ajo është për mua si qershia mbi tortë
Ndaj qesh zemra skaj me skaj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com