August 5, 2024

Nuk kam kohë të qaj, të derdh lot – Bona Abazi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk kam kohe te qaj, te derdh lot
si foshnjat ne barkun e nenes,
Se syve ju hodha uje te kulluar , te kristalte
E dhimbjen e shpirtit e mposhta ,
e hodha tutje ne gremine….!
***
Nuk kam kohe te degjoj thashetheme
Por ,as te perfshihem ne to nuk dua…
Dhe, …a e dini perse…?!
Sepse brenda tyre qendron e xhelozuara mike,
Se brenda saj ndodhesh dhe ti… !
***
Nuk kam kohe te rend pas te shkuares
E kujtimet ti kujtoj nji nga nji
Se e ardhmja me ka premtuar shume gjera
E po i pres me nostalgji….
***
Nuk kam kohe te mendoj per urrejtjen
Sikur ben ti ,i zhytur thelle ne mendime
Se imazhin tend e kam brenda zemres
E te strukur do e mbaj aty pergjithnji
***
Nuk kam kohe….se koha eshte shenjterimi
E i shenjteruari jam une dhe ti,
Qe ecim ngadale , ne token e zhurritur
Te kapur fort ,pas ketij realiteti te hidhur
E perpiqemi te mos e lendojme atè perseri…!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com