Pse m’largohesh dita jeme – Albina J. Gjergji
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pse m’largohesh dita jeme
Nuk mujta me të kapë sot dita jeme.
As mesazhin tand.
Vrapove,
Ma hodhe,
Kapërceve,
U fike…
E ngrysun ule perden
e shfaqjes
Ende t’papërfundueme
dhe… ike!
Pse kështu m’largohesh
gjithmonë dita jeme?
Pse?
E ftohtë,
e pabesë,
rrenacake…
tue premtue ma kot
suksesin e regjisë tjetër…
Po nesër?
Nesër çka don me ba?
A don me luejt prapë me mue?
Oh, dita jeme?!
Paj… m’ka marrë malli me të duartrokitë!
A po vjen siç t’ka hije?
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com