Gëzuart ditëlindjen bija ime – Zyba Hysa
GËZUAR DITËLINDJEN, BIJA IME!
Ti linde vajzë… kur unë doja djalë,
Kur t’mora n’krahë harrova dëshirën!
Dëborë anë e kënd… Ti më e bardhë,
Sytë xixëllonin, sfidonin kaltërsirën!
Erdhe magjike, pas vajzave tjera,
U bëtë tri… më shtuan thesarë…
E pse dimër, thashë: “Erdh’ paranvera”
Me vajza si ju, jam nënë fatbardhë!
Të rrite me mundime, hallet m’i fikje,
Kur qeshje Ti… vetë dielln verboje,
Prania jote… zhdukte ndjenja frike,
E pse mes skëterrës, më lumturoje…!
Ju ishit motivi, më i bukur i jetës…
Të rrisësh fëmijë, ke rilindur veten!
100 jetë t’kisha, për hir t’vërtetës,
Motivi më e bukur, fëmijët mbeten!
Mes nënës, fëmijëve, ka lidhje mistike,
Dashuria e nënës kurrë s’njeh largësi,
E pse prej vitesh, drejt dritës më ike…*
Unë vij si magji… Ti vjen në timin gji!
Sot… në ditëlindjen e lindjes tënde…
Sic unë të puthja, të vështroja gjatë,
Zoti të deshi, i dha krahë një ëndre,
Të bëri nënë, më e bukura dhuratë!!!
/ZYBA HYSA/
TIRANË, MË 21 SHKURT 2020