Më mungon babi – Kimete Osmani Beqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Më mungon babi
Nuk ta njoha kurrë aromën, dashurinë
U linda, pasi shkove në amshim
Më mungon shumë o babi
Fotografia i jep shpresë, shpirtit tim.
Të kushtoi edhe me jetën tënde
Idealin e përzemërt, fuqishëm e mbroje
Krenari e pazëvendësueshme
Përherë do të të kemi në mendje.
E vërteta nuk është maskuar asnjëherë
Koha do ta dëshmoj
Je në zemrën time
Unë gjaku yt, sa t’jetoj.
Krenare që jam bija jote
Babi, babi përherë do të të thërras
Dhe pse këtë mezi e prisje ta ndëgjoje
Dikush u kujdes, e bëri me shkas.
(IP)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com