August 9, 2024

Mirë se erdhe o bir – Petro L. Sotta

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MIRË SE ERDHE O BIR !

Vëndlindja ime, e stolisur si hënë,
Ngjyrat e ylberit, tek ty janë shkrirë,
Që nga larg, e dëgjoj zërin tënd,
-Mirë se erdhe, – më thua: – o bir.!

-Mirë se erdhe, – më thua : -o bir,!
Toka ime, më ngjanë sikur më flet,
Krahët drejt meje, i mbanë shtrirë,
Me krahë hapur, gjithashtu më pret…

Përkulem në gjunjë, loti më rrëshket,
Sikur të ishja, akoma një fëmijë,
Përmbi faqe, si pikë vese më zbret,
Por, s’mundem më dot, që ta fshijë…

E le lotin, që nga syri të rrëshkas,
Përmbi buzë, lehtë të më bjerë,
Ah, shpirti më shpërthen, por nuk plas,
E mbanë gjallë një mall, që nuk shter…

Se gjithçka të bukur, tek ty e kam,
Gjithçka, që më dha, kjo tokë e bekuar,
Por, mallin shpirti, në thellësi e mban,
Prandaj malli, nuk paska të shteruar…

Vrapoj drejt teje, shpirti më merr flakë,
Dhe vetëm tek ty, qetësinë e gjenë,
Je si lulja më e bukur, moj Divjakë,
Më e bukura, në të gjithë myzeqenë…

Si një nënë, që e pret të birin e saj,
Ti vëndlindja ime, më pret po ashtu,
Dashurinë për ty, në zemër e mbaj,
Edhe shpirtin, plot me mall gjithashtu.

Petro L. Sota 23 janar 2020 Padova….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com