Mos më braktisni – Alisa Sila
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mos më braktisni
Mos më braktisni kurrë
O prindërit e mi
Lemëni të jetoj
Mes motrash e vëllazëri
Lotët mi thani
Mos më lini të vuaj
Jam fëmija juaj
Nuk jam gjaku huaj
Dua të jetoj
Mos më braktisni
Peng në jetë do ju ngelet
Dhe gjersa të vdisni
Mi thani lotët
Nuk dua më të vuaj
Jam si të tjerët
Jam fëmija.juaj
Erdha në këtë jetë
Dua të jetoj
Të hedh hapat vetë
Jetën ta gëzojë
Mes fëmijëve të tjerë
Të ndihem njëlloj
Mos më thonë i braktisur
Mos më bëni të vuaj
Asgjë nuk kërkoj
Asgjë në këtë jetë
Të rri bashkë me ju
Vetëm asnjëherë
Mos më braktisni
Jo kurrë!!
@Alisa
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com