August 5, 2024

Një copëz Kosovë është shtëpia ime – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË COPËZ KOSOVE ËSHTË SHTËPIA IME!

Dikur më merrte shumë malli për ty, Kosova ime.
Me dhjetëra raste për ty kam shpërthyer në lotë.
Tek ti Kosovë një det me lotë,një mal i lartë me hidhërime.
Mes dhimbjes e krenarisë, si ju një të dytë nuk gjen në botë!

Nënë Fatimja plakë, erdhi tek shtëpia ime dikur.
Kur Kosova me gjakun lumë ,rishkroi historinë.
Me dy mbesa të vogla e me një vajzë gjithë nur.
O sa shumë ngjani Kosovë,me timen Çamërinë!

Mijëra Kosovarë erdhën te shtëpia ime bashkë me lirinë.
Erdhën pa zhurmë, pa bujë,siç vijnë fëmijët tek nëna.
Mbase nga aroma e Çamërisë sime, ma gjetën shtëpinë.
Porta për ta është e hapur erdhën direkt brënda

Vajza me emra shqip Saranda,Tirana me emrin e bukur Vlorë,
Djem si yje, me emrin Shkodran,Berat me emrin Burim.
Një copëz Kosove sjellin, sikur e kemi zgjedhur vetë me dorë.
Një copëz Kosove,na sjellin dhe një det të tërë me gëzim.

Shtëpia ime në verë,bëhet si një skenë e bukur festivali.
Këndojmë këngë Kosovare,kërcejmë valle nga Çamëria.
Jemi kaq pranë vëllezër Kosovarë,po prapë sna shuhet malli.
Malli shekullor,fillon dhe mbaron me një emër:
“Shqipëria “!

Vjeshta vjen shpejt e ikin Kosovarët,kudo nëpër botë.
Por mbeten këtu emrat,këngët,vallet, të bukurat kujtime.
Garden Villa Veli,ejani vëllezër Kosovarë sërish ju thotë.
Sa bukur, një copëz e vogël prej Kosove është shtëpia ime!

“GARDEN VILLA VELI ” KSAMIL.13.02.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com