August 10, 2024

Të dua Atdhe – Marinela Petrit Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të dua Atdhe

Të dua Atdhe,
sa jetën të dua,
ti më jep identitet, emër e mbiemër,
më bën krenar
më shumë dhe se vetja,
në deje gjakun tënd kam,
kam gjak shqiptari,
gjak krenari!
Të dua Atdhe,
më shumë se vet jetën,
për mua je besë edhe fe,
je mbi gjithçka
e nga gjithçka kjo jetë më ofroi
më i shtrenjti ti je.
Të dua Shqipëria ime,
Nëna ime e parë,
larë me lot e vaditur me gjak,
të dua Flamur me Shkabën dykrenare,
Flamur qëndisur me krenari!
Të dua Atdhe,
për ty e lirinë tënde jetën e fal,
se jeta n’robëri asht mallkim,
e me ken mallkue
ma mirë kurrë mos me lind!!!
Shqipëri – Shqipëria ime fisnike
larë me lot e gjak të bijëve të tu,
nëpër shekuj, nëpër mote qëndrove në këmbë e krenare.
Të dua o Tokë e lashtë Ilire,
ti më fale indentitet, më fale krenari,
çdo ditë e falenderoj Zotin që linda Shqiptare
e kurrë me tjetër vend s’të ndërroj në asnjë jetë,
kam lind e do vdes Shqiptare!

Marinela Velaj
27/11/2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com