Mashtruesit – Natasha Ilia
Mashtruesit
Populli im i vuajtur shumë
Jeta të zuri me gurrë
Se në krye ke hajdutë
Që s’kanë të ngopur kurrë
Varfëria s’ka kufi
Të mjeruar e të vafër
Vendi ngeli pa rini
Pleqtë,pa fëmijë në vatër
Mijëra të reja të rinj
Marin rrugën e kurbetit
Pushtetar kapadainj
Korruptuar fryjnë xhepin
Tridhjetë vjet si thonë pak
Bukuri ke me Zvicrën
Po ske bërë as një hap
Vendin të rinjtë braktisën
Nuk e di sa do vazhdojë
Në mjerim ky vendi im
Varfëria do sundojë
Eh ç,qënka gjithë ky mallkim
Popull ti ngrihu më këmbë
Zhduku qërohi këta kërmbinj
Që kurrizi të mos të dhembë
Mos duro këtë mashtrim
Në pushtet kameleonët
Vjedharakë e hipokritë
Ngrihu sa nuk është vonë
Thikën t’a kanë vënë në fyt
Larg jam e më dhemb zemra
Fjalë shkruaj në mërgim
Se këtu po rroj pa ëndrra
Nuk e di do ketë rikthim,?
E mërguar në dhe të huaj
Kështu kush na katandisi
Politika them nuk ndruaj
Dridhet zemra mu ngjeth mishi..
Shqipëria po vjetrohet
Inteligjenca emigron
Mjerimi nuk durohet
Gjak i ri nuk po pikon
Kohë ka, kjo lojë vazhdohet
Rinia ikën nga këmbët sytë
Qeveritarët të ndëshkohen
Vendi të marrë pak dritë…
Natasha llia Greece
************************
Të gjitha të drejtat e autores janë të rezervuar@