Puno fort – Ardjana Dragoi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PUNO FORT
Puno fort , e me dëshirë
Dashuro, gjithçka që bën
Rrezato kur s’ndihesh mirë
Thuaj fjalë që duhen thënë.
Puno fort, e lartësohu
Vetëm djersa bën karierë
Gjithë të tjerat , janë një shou
Realitet që qelbet erë.
Puno fort edhe këmbëngul
Pa e lënë veten mbas dore
Ka mënyra , janë pafund
Që mos shkosh në rrugë qorre.
Për zilitë , mos e vrit mëndjen
Mbrekullitë bëji veç ti
Le të fryhen e të çmënden
Ti prej tyre , merr fuqi!
Puno fort që të jetosh
Dhe ndërgjegjia mos të vrasë
Do vijë dita , do të shkosh
Por ndër gjurmë do të lesh vlagë!
ARDJANA DRAGOI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com