S’më del kohë për gabime – Lindita Kurti Mema
S’më del kohë për gabime
Nuk jam lulja më e bukur
që e mbjellin, në saksi
as një bletë, as një flutur
të qëndroj, në c’do shtëpi
Nuk jam ylli dhe as hëna
që nga qielli, s’zbresin kurrë
unë jam femër, unë jam nëna
n’dorë corapen, në shpinë drurë
Nuk jam deti, që të mbytesh
dhe as arma, që të vret
jam një grua, ku do zhytesh
shpirtin kam, porsi një det
Nuk jam drita, me e zbehtë
t’jetoj ne tënden marrëzi
hapin hedh, e synë shigjet
e të mbaj, emrin Njeri
S’jam furtunë, që vjen furishëm
e shkatërron, c’do gjë që gjen
jam një lot, shi i dobishëm
e ujis, kudo c’do pemë
S’më del kohë, për gabimet
nga të tjeret, do mesoj
të jem dashuri, Perfekte
muajt vitet, s’me mjaftojne..!!