August 4, 2024

Jetoj me kujtimet – Marinela Petrit Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jetoj me kujtimet

Flitet për jetën pas vdekjes,
flitet për jetën qiellore,
se ajo është bota e përjetshme,
Parajsa ku gjithkush do të shkoj.

Nuk di çfar i ndan dy botët,
një urë, një det a një mal,
ah, sikur të mund të ngjitesha në qiell me shkallë;
një urim për ditëlindje
dhe një përqafim të ngrohtë të të përcjell,
si një fëmijë i përkëdhelur drejt teje të rend
se malli në gji po më djeg
e jetoj veç me kujtimet,
të largëta por të freskëta në mendjen dhe zemrën time.

U bënë vite tashmë
që largësia mes nesh si mur lartohet
dhe kujtimet me dhimbjen gërshetohen
e si një film në mendje më shpalosen.

Shumë herët jeta na ndau
e ti nuk na pe të rritemi,
me imazhin tonë të fëmijërisë jeton në Përjetësi
edhe pse tashmë nuk jemi më fëmijë.

Ne rendim veç pas kujtimeve
e ti gjithmon je me ne
kjo largësi fizike dot s’na ndan
sado kohë të kalojë.

Do të doja të ishe sot mes nesh
e të lumtur ditëlindjen tënde të festonim,
por ti me shpejtësinë e dritës udhëton
e në tjetrën botë jeton.

Marinela Velaj
24/02/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com