Se je komb me rrënjë – Sejmen Gjokoli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Se je komb me rrënjë
Shqipëri, moj Nënë,
Ç’është kështu, ç’të gjeti,
Hallet nuk t’u ndanë,
S’tu nda as tërmeti.
Kështu qënka shkruar,
Nëpër kohë e shekuj,
Nëpër luftra mbete,
Nëpër luftra tretur.
Lotët që ke derdhur,
Vilar të janë bërë,
Dhimbja bashkë me lotin,
Sa një det i tërë.
Dhe ashtu mbi dhimbjen,
Prap je ngrit në këmbë,
Se je zonjë e madhe,
Se je Komb me rrënjë.
Prap do hedhësh valle,
Prap do nisësh këngë…
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com