August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BIR

Ne mbillnim statuja
dhe korrnim buste,
Bir
se kohet na rriten
me legjenda lufte.
Na ushqyen me urrejtjet
Bir,
si kaposhin e detit
qe do t’therej ne kapercim vitesh.
Kush e di
ne c’faqe historie
koka jone do binte?!
Njè alarm zhurmues
na vune ne mendje
dhe nje llambushke zjarrefiksi
ne udhen tone,
sa here stimulohej nje atak ajror.
Duhet t’i fiknim zemrat
Bir,
mendjet.
Nder bunkere
t’i ndiznim qiri histories.
Ne mbillnlim statuja
Bir,
korrnim buste
dhe groposnim ikona.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com