August 8, 2024

Çaste poetike – Servete Elezi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Çaste poetike

Çfarë zgjuar më mban sonte
e dot s’po mbyll sy
diçka zemra llomotit
ndërsa, ti fle në të zhurmshin shi.

Pranë dritares me shiun flas
qetësohu pak i them, të lutem
mendimet dua ti vrasë
të ik ëndrrës diku, të strukem.

Për çudi shiu më dëgjoi
prapë s’paskam gjumë në sy
zemra me shiun pse nuk shkoi
të më vrasë, kujtimin për ty

Ndonjë ditë, do thérras stuhitë
qé kujtimin të më mbysin
të guximshme ato janë
kétë zemér nuk do pyesin.

Do jetë ditë apo natë
ndoshta dhe s’ndodh kurrë
sepse shpirti është i marrë
të lejoi e vure vulë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com