August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FEMËR

E dija që s’do të më falte kurrë!
Ndaj më s’u ktheva,
s’kishte kuptim.

Ai s’e dinte…
Unë jam veç femër,
as zanë, shenjtore a Perëndi.

E dinte që s’do ta falja kurrë,
dhe më s’u kthye. S’u kthye më!
Gaboi…
Ku dija të mos falja unë,
Të mos pendohesha për çdo gjë?!

Ndaj,… mbeta femër përgjithnjê.

A.Toto

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com