Hej Kosovë legjend e gjallë – Lumturije Sulejman Drenica
Hej Kosovë legjend e gjallë
Hej Kosovë o mriz me zana,
Me djem petrita dhe azgana,
Burra trima edhe dragoj,
Që jetën se kursyen për ty Kosovë.
Bij e arbrit më mijëra vjet,
Në vend tanë s’po t’lajnë të qetë,
Të vranë të prenë dhe të dogjën,
Por nga vatani jo s’mund të shkulën.
Me shumë furtuna u përplase,
E shumë tërmete të tronditën,
Shumë korba t’zinj deshën t’coptojnë,
Po prap e fortë në këmbë qëndronë.
Hej Kosovë legjend e gjallë,
I tregove gjithë botës mbarë,
Se askujtë trojet s’ja lëshojmë për së gjalli
Është tok e arbrit me gjak shqipesh e kemi larë.
Kush me ty Kosovë mos ta kruje shpinën,
Se për besë ja këpusim frymën,
Se në vend të shqipes korbi s’ngre fole,
Është vedi shqipes e vetëm shqipe lind përherë.
《 L / S / D 》