August 4, 2024

Jo rrallë herë – Kimete Osmani Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jo rrallë herë…

Ti që pa më pyetur
Depërtove në brendi
Të përkryer
E dijm që s’ka njeri.

Ty që t’mbaj n’zemër
Ty që t’kam jetë
Sa herë m’thua: Të dua
Unë shkrihem krejtë.

Po që kompenzohemi
Jo rrallë herë
Zjarri i dashurisë
N’a ngroh përherë.

Plusi jemi njëri
Tjetri minusi, vërtetë
Jo rrallë herë
Sprovat na godasin në jetë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com