August 2, 2024

Mos u mërzit – Arjana Fetahu Gaba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS U MËRZIT

Sa u këputa, sa u rropata,
Unë fatin tënd, kurrë dot se pata,
Gjithmonë kam ngel,me gisht ne gojë,
A thua jeta më vë në lojë.

Unë kam shtëpi të vogël fare,
Mezi të sheh syri dritare,
E ndërsa ti, me kate shumë,
Unë para s’kam , por ti ke lumë.

Dhe më përdridhesh, porsi kokosh,
S’mund të them, se s’vlen një grosh,
Mbushur bankat, si furrë buke
Si gjel maj plehut, lëpirë bajluke.

Unë anës murit, që shes cigare
Fare tymosur, mendje s’kam fare,
Por prap ja fus, një si Jovani,
Një tra la la, hop te jorgani.

Se nesër vjen, një ditë e re,
Mbase lind dielli, dhe këtu tek ne,
Se ështe harruar, e ngroh gjetiu,
Në katër mure, mërzitet miu.

Se une as ujë, kam kohë që s’kam,
Sytë dëshpëruar, në lavaman,
Tek vila jote, të lahem vi,
Nëse pranon, për nder ta di.

Kalamajtë my zgjyrosën,
Si katran u katranosën,
S’kemi as lumin afër, I lumi unë,
Mbase vjen ujë, këtë të shtunë.

Se ka fajin, gjithmonë pushteti,
Në këtë rast, e ka Serveti,
Eshtë dy metra, një palo burre,
Per 5 leakë, të hedh në furrë,

Por ka ,dhe shumë njerez që kanë para,
Dhe janë të ndershëm, sa më s’ka,
Ndihmojnë fukarane e gjorë,
I japin shpresë, I japin dorë.

Por unë, nuk shkruaj nga zilija,
Dua të ketë e gjithë njerëzija,
Të shoh të lumtur, tek shkojnë në punë,
Me ta te jem ,përkrah dhe unë.

Mos u mërzit, se kam me ty,
Sepse nuk jeni, as një ,as dy.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey 2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com