Betimi që u përmbush – Kimete Osmani Beqiri
Malsor Dashi
(24.08.1990 – 28.04.2018)
Betimi që u përmbush…
U betove, duke më shikuar në sy
Vetëm vdekja, mund t’na ndaj ne të dy
Betimi që u përmbush
Zemra ime u dogj, u bë prush.
Dashurisë së filluar, rrugëtimi i’u ndërpre
Loti dhe malli m’shoqërojnë, prej kur t’mbuluan me dhe
Ishe princi im, i tillë je në ëndërrat e mia
Më trajtoje si princeshë, brilante ishte lumturia.
Është dashur t’a dija
Isha në ëndërr… Mbaron fantazia
E kot të t’përshkruaj si person
Kush t’ka njohur… Lehtë e kupton.
Megjithatë, për ata – ato që nuk e dijnë
Ishte djalë (hasret) pas 5 motrave, e gëzoi shtëpinë
Prindëritë, përherë ishin krenarë me të… Përzemërsisht
I dashur, i shkathët, i respektuar, i zgjuar, shumë punëtorë veçanërisht.
Shkollimin fillor dhe të mesëm, e mbaroi në vendlindje Stagovë – Kaçanik
Vazhdoi me studimet: Bachelor dhe master në Prishtinë, me vendosmërinë çelik
Ëndërrën fëmijërore, që t’bëhej: Polic… Në vitin 2016-të e realizoi
Cilësuar nga kolegët: Devotshmërinë përzemërsisht, përherë e praktikoi.
Më 16.08.2017-të, dashurinë tonë e kurorizuam me fejesë
Duke përgaditur çdo detaj, për martesë
Datën e patëm caktuar, më 01.08.2018-të
Edhe ftesat patën ardhur, një javë para se të ndërronte jetë.
Banesën e re në Ferizaj, e mobiloi me shumë vullnetë… Sipas dëshirës
Edhe detajet më të vogla, i veçonte me idetë: Prej më të mirës
Fatkeqësisht, atë ditë shoqëruar nga kolegu i tij… Gjatë detyrës, pësuan aksident
Gjysëm ore para aksidentit, në telefon me mua foli në këtë jetë.
Fillimisht rasti u bë alarmant, cilësoheshin të zhdukur… U lëndua shpirti im
Më pas trupi i tij, u gjend i pari… Falë kërkimeve të personave specialistë dhe padallim
Qielli u ngrys, Dielli u shua… Pikëllimi mbuloi jetët tona, Ylli ndriques u zhduk në errësirë
Lamtumirën e fundit, me i’a thanë… Zemra t’a përballonte e kishte shumë vështirë.
Me nderime shtetërore, u varros… Si pjesëtarë i Policisë
Lotin s’kanë mundur t’a mbajnë, anembanë shqipëtarisë
Pas vehtës, ka lënë shumë persona për t’a kujtuar
Prindëritë, motrat, mbesat, nipërit… Farefisin, shoqërinë e mrekulluar.
Shikoj fotografitë, mundohem emocionin t’a përshkruaj disi
Kujtimet, ëndërrat, dëshirat… Për jetën e re bashkëshortore, nga mendja nuk më largohën asesi
Nuk qe e shkruar, nuk e patëm fatin me motrat e tij… T’jem kunatë
Tani u bëmë 6-të motra, që qajmë për tonin fat.
Iku nga kjo Botë, si 28-të vjeçarë
Krenare që pata fatin t’a njoh, t’a dashuroj… Që në shikim e parë
Krenaria n’a lehtëson dhimbjën, por mungesa nuk po i shëron plagët
Lutem, i madhi Zot ta ketë mëshiruar… Në këtë jetë, t’gjithë presim radhët.
Shpirti i tij, u prehtë në paqe… Mungesa e tij – zbrazëti e thellë
Asgjë në këtë jetë, familjën nuk e këndellë
Ishte lumturia… Të tillët lindin për t’krijuar histori
E kaluara n’a shoqëron prore, në vazhdimësi.