Duke pirë atë kupë – Rudina Papajani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DUKE PIRË ATË KUPË…
Duke pirë atë kupë,
u hidhërova deri në palcë,
u gëzova kur fëmija po ecte me jetën.
U dashurova vetëm pak çaste,
kur dashuria lajkatare,
ngrinte dolli me verën e vjetër.
Kur nanuris,
zë e shtrihem aty në divanin e vjetër.
E kam ndjerë shufrën e qetësisë,
që si shuplakë zemrën ma hante,
e kam zbuluar kohën e djalërisë,
si mbret i universit,
dehesha me dallgët.
Tashti qëndroj në kufi,
në jetën që avullon,
ngela nostalgjik i poezisë,
U ZGJOVA,
pas një karro me grimca shijesh të hollë..
RUDINA PAPAJANI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com