Kur të jem mërzitur – Alisa Sila
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kur të jem mërzitur
Eh si rrjedh ti moj jetë
Porsi dallgë e valëzuar
Herë ngadalë e qetë qetë
Herë gëzim .e herë trishtim
Asnjëri nuk ka shpëtuar
Nése ndonje ditë do jem e mërzitur
Patjetër një shkak do ta kem
Dhe unë njeri jam si të tjerët
Ndonjëherë shpirtit i vihet melhem
Jeta është e gjatë shumë.
Në rrugët e saj ka ulje dhe ngritje
I lumtur është ai njëri
Që di ti përballoj sfidat që jep jeta.
Pa pasur bezdisje
Dhe unë si të tjerët jam
Njëri që trishtohem e herë gëzohem si fëmijë
I fortë është kush përballon jetën
Dhe nuk mbyllet në guackën e të qenurit vetmi..
Alisa
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com