Me kë ngjasoj – Florika Kotska
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Me ke ngjasoj
***
Se di se si as vete por
me duket vetja se ngjasoj me lulet,
me ato lule qe celen e mbyllen perseri,
me kraharonin qe ngrihet e ulet,
me nje edhe nje qe bejne dy.
Me diellin ngjasoj ne te aguar,
me ylberin mbas nje vese me shi,
me fuqine e grushtit t’shtrenguar,
me ritmet e rrahjes s’e zemres ne gji.
Me kohen me duket se ngjasoj me teper,
qe hapet e mbyllet me diell me shi,
por me shume ngjasoj me njerezit e vjeter
qe sado qe plaken u duket vetja i ri.
Me jeten ngjasoj me shume pa tjeter,
me bukurine e saj q’e kam zili,
menyren e saj si te tregon te verteten,
me ligjet e saj qe sben dot mbleseri!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com