Udhët e mërgimit – Gezim Deda
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
UDHËT E MËRGIMIT
As në ëndërr s’ju kam parë
Kur fëmijë i vogël isha
Ajo kohë na kishte ndarë
Botën si ta njihja s’kisha
Por ja erdh një tjetër mot
Hapi udhë e kufij
Unë u nisa shpresa plot
I thashë botës ja po vij
Dhe për mua ju u shtruat
Unë ju shkela ditë e natë
Larg prej vendit tim më çuat
Më degdisët në mërgatë
Udhë të gjata të mërgimit
Sot sa herë mbi ju kaloj
Më kap zjarr i mallëngjimit
Vendin tim kurrë s’e harroj
G Deda;
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com