Lulja ime – Suzana Alimani
LULJA IME
U vyshk lulja ime, u vushk
petale shngjyrosur, u tha
aromë shpërndare gjithësisë
e fundmja gjethe seç ra.
U fik lulja ime, u mek
s’bëzajti në dhimbje, më la
me lot e ujita më kot
me lotin e kripur hata.
“Po iki, më tha e trishtuar,
s’ka vend per lule këtu,
s’e di nga era më solli
dhe mbiva ashtu kuturu.
Pastaj kur bisku pa dritën
dhe gjethet shpërthyen ne diell
nuk munda ti ndal as petalet
ne dritë të dilnin, nën qiell.
Kur sytë i ngrita dhe pash
sytë e tu kureshtar mu përbri
ja vlente, vetes i thash
guximin të merrja, të vij
Aty ku lulet s’harrohen
herbariumit o ditar maturantësh
por kërshërive të tua mbeten
si ditë udhëtimi marinarësh”
Por ja, papritur me iku
e shihja si vyshkej përditë
petalet e fundit i humbi
u tha lulja ime, u fik.